Kronikë

Vdiq një person në Pejë, gjendet pistoletë në vendin e ngjarjes

Shiriti i Policisë

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në Pejë.

Policia ka njoftuar të hënën se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes thuhet se është sekuestruar një pistoletë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.