Kronikë

Vdiq një person në Malishevë, dyshohet se u godit nga vetura ndërsa ishte në karrocë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident me fatalitet të shtunën në Banjë të Malishevës. Policia ka thënë se është arrestuar një person pasi dyshohet se ai me veturë ka goditur një person që ishte në karrocë të invalidëve dhe po lëvizte në rrugën me zhavorr. 

Viktima ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Banjë, Malishevë / 26.10.2024 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima mashkull kosovar. Si pasojë viktima dyshohet se ka mbetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raportin e Policisë.