Një person ka vdekur të mërkurën në mbrëmje si pasojë e goditjes nga vetura në Jashanicë të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit.
“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshikimin dhe janë duke i kryer hetimet se si ka ardhur deri tek aksidenti”, tha ai.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.