Kronikë

Vdiq një këmbësor në Gjilan, u godit në zebra nga automjeti

zebra

Ilustrim

Një këmbësor ka vdekur në Gjilan si pasojë e goditjes nga një automjet. 

Policia ka thënë se i dyshuari nga pakujdesia e ka goditur personin në vendkalimin e këmbësorëve, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje. 

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi  që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve ka goditur këmbësorin  viktimë mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima  pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.