Një grua e moshës rreth 40-vjeçare ka vdekur pasi është goditur nga vetura të mërkurën në Ferizaj.
Viktima fillimisht për shkak të lëndimeve të rënda trupore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mirëpo nuk ka arritur t’i bëjë ballë lëndimeve të marra.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur rreth orës 15:40, ndërsa drejtuesi i veturës nuk është ndalur në vendin e ngjarjes dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Ai më pas është paraqitur vetë në stacionin e Policisë në Ferizaj.
“Në stacionin e policisë në Ferizaj është paraqitur i dyshuari/drejtuesi i veturës R.M, i moshës 18-vjeçar, që ishte larguar nga vendi i ngjarjes, i cili në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë të Hetimeve të Aksidenteve dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore”, ka thënë Veseli.