Kronikë

Vdiq një grua pasi u godit nga rrufeja në Prevallë

Rrufe

(Përditësuar 14:12) - Një grua 64-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja në Prevallë të dielën. 

Gruaja nga Ferizaj ishte një nga 5 personat që u goditën nga rrufeja. Ajo vdiq në emergjencën e Spitalit të Prizrenit. 

"Më datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marrë informatën se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, grua 64-vjeçare nga Ferizaj ishte në gjendje më të rëndë, e njëjta ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për KOHËN. 


Pesë persona goditen nga rrufeja në Prevallë

Pesë persona janë goditur nga rrufeja të dielën në Prevallë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i ka thënë KOHËS se një nga viktimat, e cila është grua, është në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 12:15. 

“Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marre informatën se në Prevallë rrufeja ka goditur pesë persona. Njëra nga viktimat, femër është në gjendje më të rëndë”, ka thënë ai.