Kronikë

Vdiq një grua në Entin Special në Shtime

Enti Special

Një grua, banore e Entit Special, vdiq të mërkurën paradite, ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit, ajo u soll në gjendje të rëndë në QKMF-në e Shtimes e pas pak kohësh vdiq.

“Nga QKMF Shtime është njoftuar se nga enti-special është sjell në gjendje të rëndë viktima femër kosovare, e cila pas një kohe të shkurt ka ndërruar jetë. Viktima ishte banore e entit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë lirohet për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim.