Një grua ka vdekur mëngjesin e së premtes pasi ka humbur kontrollit e veturës dhe ka rënë disa metra në humnerë në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit, saktësisht te vendi që njihet si “Kulla me qeshmë”.
Policia ka thënë se nuk dihet ende se në çfarë rrethana ka ndodhur aksidenti.
“Ekipe të policisë, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në magjistralen Kaçanik - Hani Elezit, në rrethana ende të pasqaruara ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës, duke rënë në humnerë disa metra. Si pasojë e këtij aksidenti një person e gjinisë femër, e moshës madhore ka humbur jetën, vdekja e së cilës është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar Policia për KOHËN.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, e cila po e heton rastin.
VIDEO: