Policia e Kosovës ka bërë të ditur për vdekjen e një fëmije shtatëmuajsh në Fushë-Kosovë.
Policia në raportin 24-orësh ka thënë se është njoftuar nga një grua se pasi ajo është zgjuar ka vërejtur se fëmija e saj shtatëmuajsh ishte pa shenja jete.
Policia ka thënë se ka nisur hetimet dhe trupi është dërguar për autopsi në IML.
“Fushë-Kosovë 26.07.2024 – 08:00. Një femër kosovare ka njoftuar se pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7 muajsh ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh.