Kronikë

Vdiq në vend pune një punonjës në Prishtinë

Hetim i vdekjes

Foto ilustrim

Një punonjës ka humbur jetën derisa po punonte në një objekt banesor në Prishtinë. 

Policia e Kosovës ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Gucia” në Prishtinë të shtunën rreth orës 16:30. 

“Rr. Gucia, Prishtinë 09.11.2024-16:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka qenë duke punuar në një objekt banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.