Kronikë

Vdiq në QKUK gruaja që po trajtohej nga një aksident trafiku në janar

Emergjenca - QKUK - DP

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Ka vdekur të shtunën në QKUK një grua e cila po trajtohej si pasojë e një aksidenti trafiku që kishte ndodhur në Besi të Prishtinës.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur më 19 janar.

“Lidhur me rastin, me 22.06.2024 viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë të dielën.