Një grua ka vdekur pasditen e së premtes pasi ka rënë nga një objekt në lagjen “Lakrishte” të Prishtinës.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, rreth orës 16:00 janë informuar për rastin dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës nga ekipi mjekësor.
"Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje", thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Hetimet lidhur me rastin tashmë kanë nisur në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Autoritetet janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminuese për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë ngjarje fatkeqe.