Ka vdekur të dielën një grua që kishte marrë lëndime të rënda në një aksident mes një treni e një veture në fshatin Pavlan të Pejës më 2 nëntor.
Në aksident ishin lënduar tre persona, një nga ta më rëndë dhe ishte dërguar në QKUK. Të dielën, Policia është njoftuar se ka humbur jetën gruaja që po trajtohej në QKUK.
“Me vendim tё prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.