Një fëmijë në Suharekë ka vdekur aksidentalisht të shtunën. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ishte dërguar në emergjencë në mbrëmjen e së shtunës, por mjeku kujdestar konstatoi vdekjen.
“Suharekë / 31.08.2024-19:45. Viktima femër kosovare fëmijë, ka humbur jetën aksidentalisht. Viktima është dërguar në emergjencë, por mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u dorëzohet familjarëve”, thuhet në raportin e Policisë.
E në Polici të shtunën janë raportuar edhe dy raste të hetimeve të vdekjes, një në Ferizaj e një në Prizren.
Në Ferizaj një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Ferizaj / 31.08.2024 – NN. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Viktima jetonte në banesë me djalin dhe gruan e tij. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”.
Në Prizren, një person është sjellë në emergjencë pa shenja jete.
“Prizren / 31.08.2024 – 11:35. Emergjenca ka njoftuar policinë se një person është sjell aty pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”.