Kronikë

Vdiq 50-vjeçari në Istog derisa po manovronte me paragllajd

qkuk

Foto: Ilustrim

Një person që po manovronte me paragllajd në Istog është rrëzuar dhe ka vdekur të mërkurën.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) e ka konfirmuar këtë për KOHËN.

“Po, ka ndërruar jetë rreth orës 13:15 të mërkurën. Rreth 50-vjeçar”, thuhet në njoftim.

KOHA ka kërkuar detaje nga Policia e Kosovës për rastin, por s’ka marrë përgjigje deri në momentin e raportimit.

Klubi Alpin "Podguri" i ka thënë KOHËS se viktima nuk ka qenë pjesë klubit e as pilot nga Federata Auronautike e Kosovës.

KOHA ka mësuar se S.I, qytetar nga Istogu me vendbanim në Belgjikë, ka humbur jetën pasi ka tentuar të manovrojë me paragllajd me motoçikletë dhe është lënduar rëndë nga flutura e motorit.