Kronikë

Vdiq 21-vjeçari i aksidentuar mbrëmë në rrugën Prishtinë - Mitrovicë

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Një 21-vjeçar ka vdekur nga aksidenti i të mërkurën mbrëma në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Policia rreth orën 10 të mbrëmjes ka njoftuar për aksidentin dhe ka thënë se personi i aksidentuar ishte lënduar rëndë.

“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo rreth orës 00:40 të datës 07.11.2024 policia është njoftuar nga emergjenca e QKUK-së, se si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, personi i lënduar i moshës 21 vjeçare ka humbur jetën”, njoftoi Policia.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se në rrugën ku ka ndodhur aksidenti ekziston sinjalistika e nevojshme, si dhe aksidenti ka ndodhur në pjesën e rrugës ku ka qenë i ndaluar komunikacioni.