Kronikë

Vdes një person në veri, dyshohet se konsumoi sasi të tepërt të alkoolit

Policia

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka konsumuar sasi të tepërt të alkoolit.

Policia e Kosovës njoftoi se ai ka vdekur më 26 tetor, e rasti është raportuar më 29 të këtij muaji, derisa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.

“Më 29.10.2024 është raportuar se, me datën e cekur viktima mashkull kosovar, ka mbetur pa shenja jete, pasi që dyshohet se i njëjti ka përdorur sasi të tepërt të alkoolit.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.