Kronikë

Vdes një person në një vetaksident në Llazicë të Malishevës

Aksident

Foto: Ilustrim

Një person ka humbur jetë si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Llazicë të Malishevës.

Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN, Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

“Rreth orës 12:55 jemi njoftuar për aksident trafiku në fshatin Llazicë, Malishevë, në rrugën Prishtinë-Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar. Si pasojë, ngasësi, një mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Po ashtu, ai bëri të ditur se me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.