Kronikë

Vdes në spital një burrë që ishte gjetur i shtrirë në një rrugë të Gjakovës

Spitali i Gjakoves

Ka vdekur në spitalin e Gjakovës një burrë që ishte gjetur i shtrirë në një rrugë të qytetit të shtunën.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës të dielën, thuhet se viktima ka vdekur me t’u dërguar në spital.

“Raportohet se në rrugë i shtrirë është gjetur viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në Spital ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim.