Kronikë

Ua ofroi 1,000 euro të miturve që ta digjnin një veturë, kërkohet paraburgimi i tij

Arrestim Denim Burgim vrasje arrest

Ilustrim nga arkivi

Foto: Driton Paçarada

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit E.M., për veprën penale “Zjarrvënia”. 

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 24 tetor në Ferizaj, E.M., me dashje kishte shtyrë dy të mitur që të digjnin veturën e dikujt me të cilin ishte i mllefosur. 

I dyshuari ia ofroi 1000 euro një të mituri, kështu që “rreth orës 03.26, në parkingun e qendrës tregtare ‘The Village’, njëri nga miturit me një çekan thyen dritaren e derës së veturës së të dëmtuarit  të tipit ‘Fiat Abart’, e  pastaj i mituri tjetër hedh benzinë në brendi të veturës dhe ia vë flaken, e cila dëmtohet tërësisht dhe vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 19.000.00 euro”, njoftoi Prokuroria.

I pandehuri që nga 31 tetori gjendet në masën e ndalimit 48 orësh.
 

Një muaj paraburgim personit që pagoi të miturit t’ia digjnin veturën dikujt

5 muaj më parë / 1 nën 2024 15:36
Burg

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.M., për shkak të dyshimit të bazuar për zjarrëvënie.

Atij i është caktuar masa prej një muaji paraburgim.

Gjyqtarja e procedurës paraprake e ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 24 tetor në Ferizaj me dashje ka shtytë dy të miturit që të kryejnë veprën penale zjarrëvënia.

I dyshuari i mllefosur me A.D. “në lidhje me sjelljen e tij ndaj të dashurës së të pandehurit, shtytë të miturin (2), që për çmimin prej 1.000 €, të vë zjarrin veturës së të dëmtuarit, kështu që të miturit rreth orës 03:26 në parkingun e qendrës tregtare në Ferizaj, i mituri  me një çekan e thenë dritaren e derës së veturës së të dëmtuarit, e pastaj i mituri (2) hedh benzinë në brendi të veturës dhe i`a vë flakën, e cila dëmtohet tërësisht, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 19.000 €”, ka njoftuar Gjykata.