Kronikë

U zu në flagrancë, arrestohet i dyshuari për fajde në Prishtinë

Arrestim

Arrestim

Një person është arrestuar të enjten në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “fajde”. 

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në flagrancë duke marrë pagesat e kamatës nga viktima. 

Tutje bëhet e ditur se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar disa mijëra euro dhe prova të tjera. 

“Lidhur me rastin e lartcekur me urdhëresë të gjykatës është zhvilluar urdhër kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim: 10.000 euro para të gatshme, një telefon, një veturë me targa vendore, si dhe fletore dhe dëshmi të tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftim. 

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.