Kronikë

U zhduk qe dy ditë, gjendet i vdekur një person në det në Ksamil

Deti

Foto: Ilustrim

Pas dy ditësh kërkimesh, Policia në Shqipëri ka gjetur trupin e pajetë të N.S. në detin në Ksamil.

Siç ka njoftuar Policia e Shqipërisë, 50-vjeçari dyshohet të jetë vetëmbytur.

Personi ishte zhdukur më 8 mars.

“Trupi i këtij shtetasi u gjet si rezultat i kërkimeve të pandërprera të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, pas kallëzimit të bërë dje nga bashkëshortja e 50-vjeçarit, për humbjen e kontakteve me të”, thuhet në njoftimin e Policisë, sipas raportimeve në Tiranë.