Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë nën dyshimin se ka ofruar material pornografik për personat nën moshën 16 vjeç.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur më 7 mars, ku i dyshuari u ka dërguar viktimave mesazhe me përmbajtje shqetësuese.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.