Policia e Kosovës ka njoftuar se tri vajzë, prej të cilave dy motra në mes vete janë raportuar të zhdukura në 24 orët e fundit.
Në Malishevë një burrë i ka raportuar të zhdukura dy vajzat e tij.
“Më 16.02.2025 Ankuesi m/k ka njoftuar policinë se dy vajzat e tij kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkohë në Suharekë një grua e ka raportuar të zhdukur vajzën e saj.
“Më 16.02.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë.
Të dy rastet thuhet se janë nën hetime.