Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka konfirmuar për KOHËN Policia e Kosovës.
Lëndime kanë pësuar edhe pesë persona të tjerë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30 të shtunën, ka bërë të ditur Policia.
Sipas informative të deritashme, aksidenti ka ndodhur gjatë një gare me vetura.