Kronikë

Tre të plagosur rëndë nga sulmi me thikë në Prizren

Policia

Foto - Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi me thikë nga një grup i të rinjve në orët e para të së dielës në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Shaqir Bytyqi, ka thënë për KOHËN se rasti ka ndodhur rreth orës 2:00 pas mesnatës në rrugën “Remzi Ademi”.

Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda, për çka janë transportuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Viktimat janë sulmuar nga një grup të rinjsh, tre nga viktimat kanë pësuar lëndime të rënda. Policia menjëherë ka reaguar dhe është duke hetuar rastin. Viktimat janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, dy nga ata ishin në gjendej më të rëndë”, ka thënë Bytyqi.

Ai tutje njoftoi se Policia është duke mbledhur prova dhe dëshmi me qëllim të identifikimin të dyshuarve.