Kronikë

Tre të plagosur nga një plumb në Tiranë

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur të martën brenda një lokali të Tiranës, njoftoi “Top Channel”.

Siç raportohet rasti ka ndodhur në zonën e “Rrugës së Kavajës” teksa personat kanë qenë duke festuar.

32-vjeçari me iniciale E. E., dyshohet se e ka nxjerrë armën që e mbante pa leje për t’ua treguar kushërinjve të tij, por aksidentalisht e ka shkrepur dhe plumbi ka gërvishtur dy burra dhe një 36-vjeçare ka mbetur e plagosur në zonën e barkut.

Të tre personat janë transportuar në një spital privat, ku vëllezërit 36 dhe 34 vjeç, pas ndihmës së parë janë larguar në shtëpi, ndërsa 36-vjeçarja po vazhdon mjekimin, mirëpo gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autoritetet në Shqipëri po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe arrestimin e autorit.