Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i së premtes në lagjen “Aktash” të Prishtinës.
Policia ka konfirmuar se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ndërkaq tri persona kanë marrë lëndime trupore.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, thuhet në njoftim.