Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në Ferizaj.
Këtë e ka konfirmuar për “KOHËN“, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt.
“Me datën 27.05.2024 rreth orës 18:35 në rrugën 'Ahmet Kaçiku' në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri vetura në lëvizje, aksident zingjiror. Veç dëmeve të shkaktuara materilae në të tri veturat, lëndime trupore pësuan tre persona , të cilët me autoambulancë për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, konfirmoi Veseli.
Kurse, mjeku kujdestar që Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Florent Grainca, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se gjendja e pacientëve është stabile.
“Gjendja e pacientëve është stabile. Janë dërguar në Emergjencë të Spitalit Rajonal. Njëri e ka dorën e shtypur lehtë, njëri ka ankesa për dhimbje në qafë, ndërsa i lënduari i tretë ka dhimbje në shpinë. Të tre kanë nevojë për imazheri apo rentgen”, tha Grainca.