Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit te një bombole gazi në Mitrovicë.
Rasti ka ndodhur të hënën në orën 16:55, ka njoftuar Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për KOHËN se autoritetet janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me trajtimin e rrethanave.
“Rreth orës 16:55, policia ka pranuar informatë se si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’, tre persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombole gazi”, thuhet në njoftimin e tij.