Të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes dy veturave të martën në Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën “Epopeja e Jezercit”, mes një veture me targa vendore dhe një me targa të huaja.
Veseli tutje ka thënë se të lënduarit kanë pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të qytetit, e më pas janë liruar.
“Janë përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë liruar. Në vendin e aksidentit kanë dalë Njësia e Hetimeve të Aksidenteve për hetimin e rastit , se si ka ardhur deri te aksidenti”, ka thënë ai.