Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku të shtunën në mbrëmje në autostradën “Arbën Xhaferi”, që lidh Prishtinën me Shkupin.
Siç ka bërë të ditur Policia, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
Të tre personat kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka bërë të ditur për KOHËN se autostrada është bllokuar përkohësisht, ndërsa tani është e liruar për qarkullim të automjeteve.