Tre persona janë arrestuar të premten në mbrëmje pak minuta pasi dyshohet se kanë kryer vjedhje në dy vetura të ndryshme në lagjen “Mati” në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar D.M. 31 vjeç, E.B. 23 vjeç dhe A.B. 20 vjeç.
Ata dyshohen se kanë vjedhur katër laptop, dy telefona e gjësende të tjera.
“Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja e një vendbanimi ku janë gjetur dhe sekuestruar tre laptop dhe gjësende të tjera që mund të ndërlidhen me rastet”, thuhet në njoftim.
Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.