Një anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës është ankuar se është sulmuar fizikisht nga tre persona në Pejë, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës të dielën.
Dyshohet se sulmi ka ndodhur të shtunën pasdite gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.
Në njoftim bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Të dyshuarit janë arrestuar e me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.