Tre punëtorë janë lënduar në vendin e punës në Prishtinë, ndërsa për rastin është arrestuar një person, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të mërkurën.
Sipas Policisë, punëtorët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet.