Tre zyrtarë policorë dyshohet se janë sulmuar në orët e para të së hënës në Mitrovicë të Veriut.
Policia ka njoftuar se derisa ishin duke qëndruar në pikë statike, policët janë sulmuar nga persona të panjohur, të cilët nga ndërtesa kanë hedhur mjete piroteknike dhe shishe qelqi.
Nuk raportohet për të lënduar, e as për persona të arrestuar.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.