Tre persona janë arrestuar në 24 orët e fundit në rajonin e Pejës për dhunë në familje, ndërkaq një tjetër është liruar me procedurë të rregullt.
Sipas njoftimit nga Policia, më pas ata janë ngarkuar edhe me veprat tjera si “Mbajtja në pronësi, kontroll apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.
Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.