Një 35-vjeçar është marrë peng nga tre persona mesditën e së enjtes në rrugën Lezhë-Milot, dhe është liruar orë më pas, kur Policia nisi t’i ndiqte të dyshuarit.
Sipas tch, ngjarja e rëndë nisi pas një konflikti çasti mes pengmarrësve dhe personit të marrë peng, në parkingun e një lokali.
Sipas policisë, të dyshuarit me iniciale K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh kishin rrahur dhe më pas e kishin marrë me forcë në makinë viktimën D.Gj.
Pasi policia ngriti pika kontrolli akset rrugore drejt Tiranës, Shkodrës dhe Kukësit, autorët e lëshuan 35-vjeçarin nga makina.
Viktima po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.