Katër persona janë plagosur, njëri prej tyre me thikë, pas një rrahjeje të enjten në rrugën “Agim Deva” në Prishtinë.
Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se për rastin janë arrestuar tre persona, e po ndërmerren veprimet e nevojshme procedurale.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën ‘Agim Deva’ në Prishtinë ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Në këtë rast dyshohet se janë lënduar katër persona , njëri nga ta dyshohet se ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë). Lidhur me këtë rast janë deri tani janë arrestuar tre persona. Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin policor.