Kronikë

Theret për vdekje një person në Prishtinë

Policia

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e therjes me mjet të mprehtë, të dielën në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur në orën 20:30, ku sipas informacioneve fillestare, sulmi ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes dy personave.

“Sipas informacioneve fillestare që kemi, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë. Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat e tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë”, ka konfirmuar Policia.