Kronikë

Theret për vdekje një 18-vjeçar në Tiranë

Policia e Shqipërisë

Foto ilustrim

Një 18-vjeçar është therur për vdekje me thikë të dielën mbrëma në Tiranë, kanë njoftuar autoritetet policore

Sipas njoftimit, 18-vjeçari me inicialet A.D. është therur me thikë pas një konflikti fizik me disa persona që paraprakisht po qëndronin në vetura.

Policia njoftoi se po merret me rastin, e ende s’ka të arrestuar.

“Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.