Kronikë

Theret një person në Viti, i dyshuari në arrati

Policia e Shqipërisë

Foto ilustrim

Policia e Kosovës po e heton një rast të therjes në Viti.

Një person është therur nga një i dyshuar të hënën, derisa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.

I dyshuari gjendet në arrati, derisa rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka ther me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.