Kronikë

Theret një person në Prishtinë

Therje Thike

Foto - Ilustrim: KOHA

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së premtes në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 20:45, ata kanë pranuar informacionin për një rast të lëndimit trupor.

Bazuar në të dhënat fillestare, viktima ka pësuar plagë nga një mjet i mprehtë dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Autoritetet policore kanë nisur menjëherë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar të dyshuarin apo të dyshuarit e mundshëm.