Kronikë

Theret një person në Prishtinë

Thike

Foto: Ilustrim

Një vrasje në tentativë ka ndodhur të enjten në Prishtinë.

Policia ka arrestuar një të dyshuar që e ka therur një person. Viktima është dërguar në QKUK.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me një thikë e kishte goditur viktimën mashkull kosovar dhe si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.