Kronikë

Theret një person në Fushë-Kosovë

therje

Ilustrim

Një person është therur në Fushë-Kosovë të mërkurën. 

Për shkak të një mosmarrëveshjeje i dyshuari ka sulmuar me thikë viktimën, ka njoftuar Policia. 

I dyshuari është në mbajtje. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.