Një person është therur me mjet të mprehtë të enjten në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se ai është dërguar për trajtim mjekësor, derisa në stacionin policor po intervistohen dy persona.
“Sot rreth orës 18 :50, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën "Xhorxh Bush" në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen dy persona, një dëshmitar dhe një person që dyshohet se është përfshirë në rastin në fjalë”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
KOHA ka siguruar pamje të incidentit.
