Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të shtunën, nën dyshimin se ka therur me thikë një person tjetër.
Viktima është dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Yll Morina, Gjakovë 01.02.2025-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Padi për tentim vrasje ndaj pronarit të një lokali, goditi me thikë klientin
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ndaj të pandehurit me inicialet E.TH., ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, si dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.TH., më 01 shkurt rreth orës 10:25 në një lokal në Gjakovë Rr. “Yll Morina”, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.J.
“Në ditën kritike i pandehuri në cilësi të pronarit të lokalit derisa ka qenë duke shërbyer klientët, pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin, në atë moment në fjalosje e sipër, i pandehuri me mjetë të mprehtë - thikë e sulmon të dëmtuarin duke e goditur disa herë në pjesët vitale të trupit kryesisht rreth stomakut, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditjet me thikë, i dëmtuari menjëherë dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, dhe më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor. Këto veprime formojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, ‘Vrasja në tentative’”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.