Një nxënëse e shkollës fillore “8 Marsi” në Pejë është therur me thikë të martën brenda hapësirës së shkollës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për KOHËN se nxënësja është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari për këtë rast është arrestuar.
Sipas Gashit, edhe i dyshuari është nxënës i kësaj shkolle, teksa atij i është caktuar masa e paraburgimit për 24-orë.
“Sot rreth orës 08:30 policia është njoftuar nga stafi i shkollës ‘8 Marsi’ se një nxënëse është lënduar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, e ka arrestuar të dyshuarin, viktima është dërguar emergjencën e spitalit për tretman mjekësor. Janë shoqëruar në stacion policor edhe dy dëshmitarë, të cilët janë intervistuar. Është konfiskuar mjeti i mprehtë – thika me të cilën dyshohet se u krye vepra. Është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ndaj të dyshuarit – nxënës i kësaj shkolle e ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve”, ka thënë Gashi.
Rasti është cilësuar si lëndim i lehtë dhe mbajtje në pronësi, kontroll i pa autorizuar i armëve.