Kronikë

Theret me thikë një i mitur në Drenas

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, si të dyshuar për therjen e një i mituri në Drenas. Rasti sipas Policisë ka ndodhur të mërkurën. 

Njëri prej të arrestuarve është i mitur. 

Rasti është trajtuar si lëndim i rëndë trupor. 

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që kishin sulmuar dhe therur me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Me vendim të prokurorit të dyshuarit thuhet se janë dërguar në mbajtje.