Një burrë në Pejë është arrestuar pasi dyshohet se ka therur me thikë një burrë tjetër.
Rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ther me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Nga i dyshuari janë konfiskuar një thikë dhe një skallper”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.